​Drejtori për siguri i OSBE-së pritet në takim nga kryetari i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson. Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook Rama tha se Anderson ka qenë vendimtar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.…

Lajme

05/11/2024 09:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook Rama tha se Anderson ka qenë vendimtar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Edward Anderson – Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq Rama është shprehur falënderues për punën e tij të palodhshme dhe përkushtimin ndaj misionit të sigurisë dhe rendit publik. /Lajmi.net/