Rama: Ura e madhe e Veriut zgjidhi nyjën e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit
Pas 4 vitesh punë ura e madhe në hyrje të Kukësit, pjesë e Rrugës së Kombit është hapur dje për qarkullimin e makinave. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të urës së përfunduar, teksa e cilësoi atë një realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030. “Ura e madhe e Veriut, një…
Lajme
Pas 4 vitesh punë ura e madhe në hyrje të Kukësit, pjesë e Rrugës së Kombit është hapur dje për qarkullimin e makinave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të urës së përfunduar, teksa e cilësoi atë një realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.
“Ura e madhe e Veriut, një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
Ura e re mbi lumin Drin ka 4 korsi dhe një gjatësi prej 310 metrash. Ajo ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh me bazë prej 270 metrash dhe lartësi prej 56 metrash.