Jonida Vokshi emocionohet në studion e BBVK: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim, babait tim

Prezantuesja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, nisi natën me një mesazh prekës dhe plot emocion, duke i kushtuar çdo paraqitje të saj të ardhshme babait të saj të ndjerë. Pas ndarjes nga jeta të babait të saj disa ditë më parë, Jonida tregoi forcë dhe qëndrueshmëri duke u rikthyer në skenën…

ShowBiz

04/11/2024 21:30

Prezantuesja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, nisi natën me një mesazh prekës dhe plot emocion, duke i kushtuar çdo paraqitje të saj të ardhshme babait të saj të ndjerë.

Pas ndarjes nga jeta të babait të saj disa ditë më parë, Jonida tregoi forcë dhe qëndrueshmëri duke u rikthyer në skenën e spektaklit.

Në hapjen e “Prime”-it të kësaj jave, ajo ndau me publikun vendimin e saj për të nderuar kujtimin e të atit, duke ia dedikuar të gjitha paraqitjet e saj në program.
“Nga sonte çdo dalje time do të ia dedikoj engjëllit tim, babait tim”, u shpreh ajo, duke prekur zemrat e publikut dhe të gjithë ndjekësve të Big Brother VIP Kosova.

Ky dedikim i ndjerë nga ana e Jonidës është një dëshmi e dashurisë së saj të pakushtëzuar për babain dhe e respektit që ajo mban për të.

Fansat dhe ndjekësit kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për prezantuesen në këto momente të vështira, duke vlerësuar kurajën dhe profesionalizmin e saj për t’u përballur me dhimbjen në skenën e spektaklit.