Shuhet klubi kosovar i basketbollit “KB Drita”
Për shkak të problemeve financiare, klubi i basketbollit “Drita” ka shuar aktivitetin e saj pas 66 viteve ekzistencë. Lajmi i keq është dhënë nga vet kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Demi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. ”Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe…
Sport
Për shkak të problemeve financiare, klubi i basketbollit “Drita” ka shuar aktivitetin e saj pas 66 viteve ekzistencë. Lajmi i keq është dhënë nga vet kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Demi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
”Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe një trashëgimi të ndërtuar me mund e përkushtim nga breza të tërë, sot po mbyll kapitullin e tij të rëndësishëm në fushën e sportit. Drita nuk ishte vetëm një klub, ishte simbol i pasionit dhe i bashkimit të komunitetit tonë. Ishte vendi ku qindra të rinj u formuan, ku fëmijët dhe të rinjët e gjetën shpresën dhe krenarinë përmes sportit. Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjes së duhur, ky udhëtim ka ardhur në fund. Ndonëse “Drita” sot shuhet, shpresa mbetet që një ditë të rilindë për t’i dhuruar komunitetit tonë sërish atë ndjesinë e veçantë që vetëm një klub si ky mund të ofronte”, ka shkruar Demi.