Deputetët e VV-së i japin “pushim” vetes, largohen sërish nga seanca plenare dhe thonë “Ju përshëndesim”
Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare. Në rend të ditës janë rreth 20 pika për shqyrtim. Si fillim aty po diskutohet në lidhje me gjendjen e RTK-së, derisa kërkohet shkarkimi i bordit. Pas përfundimit të fjalës nga foltorja e Kuvendit të Kosovës të deputetit të VV-së, Valon Ramadani, deputetët…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare.
Në rend të ditës janë rreth 20 pika për shqyrtim.
Si fillim aty po diskutohet në lidhje me gjendjen e RTK-së, derisa kërkohet shkarkimi i bordit.
Pas përfundimit të fjalës nga foltorja e Kuvendit të Kosovës të deputetit të VV-së, Valon Ramadani, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën .
Ramadani madje në fund të deklarimit tha: Në emër të grupit parlamentar të LVV-së ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës.
Në këtë seancë parashihet që të shqyrtohen edhe pikat e tjera të rendi të ditës.
Deputetët e VV-së prej shumë javësh janë duke injoruar seancat e Kuvendit, duke mos marrë pjesë. Por këta të fundit tani kanë vendosur që t’i braktisin edhe seancat e rregullta, si kjo që po zhvillohet sot./Lajmi.net/