Gjykata e dënon me 150 ditë burg personin që kanosi gazetarin Vehbi Kajtazi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Dobruna për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e dënuar me 150 ditë burgim. Aktgjykimi ndaj të pandehurit Dobruna u shpall të hënën nga gjykatësi, Dibran Jusufi raporton“Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit Dobruna i ndërpritet masa e…

Lajme

04/11/2024 12:43

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Dobruna për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e dënuar me 150 ditë burgim.

Aktgjykimi ndaj të pandehurit Dobruna u shpall të hënën nga gjykatësi, Dibran Jusufi raporton“Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit Dobruna i ndërpritet masa e paraburgimi, ndërsa dënimi ndaj të njëjtit do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

Prezent në seancën e sotme nuk ishte i akuzuari Dobruna dhe as prokurori i rastit Paulin Pashku, ndërsa mori pjesë i dëmtuari Kajtazi.

Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar, më 1 nëntor 2024, i akuzuari Dobruna e kishte pranuar fajësinë se përmes mediave sociale e ka kanosur pronarin e portalit “Paparaci”.