Tahiri: S’e votojmë buxhetin, me të konfirmohet mbytja e zhvillimit ekonomik
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se si AAK nuk do të votojnë buxhetin për vitin 2025. Tahiri theksoi se ky Ligj s’ka mundësi që të përmirësohet, por se e mira është që do të vie një qeveri e re në Kosovë. “Janë dy tri porosi që duhet të dalin nga kjo…
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se si AAK nuk do të votojnë buxhetin për vitin 2025.
Tahiri theksoi se ky Ligj s’ka mundësi që të përmirësohet, por se e mira është që do të vie një qeveri e re në Kosovë.
“Janë dy tri porosi që duhet të dalin nga kjo mbledhje. Ligji për buxhetin e Kosovës është tema e radhës e Kuvendit të Kosovës, ajo që dua të them është se ajo çfarë kemi parë. Përmes postës elektronike të premten kemi pranuar këtë buxhet, e i kësaj qeverie që po përfundon vitin e katër është buxheti që konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik, buxhet që ia ka varros shpresës 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme e buxhet që realisht nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm e që nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Është buxhet që duhet të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”,tha Tahiri.
Ai theksoi se s’mund të votojnë këtë buxhet, pasi është si letërnjoftim i kësaj qeverie.
“E mira e kësaj pune është që më 9 shkurt janë zgjedhjet e do të ketë një Qeveri tjetër, e ajo duhet të rishikojë në plotni këtë buxhet. Ky Ligj s’ka mundësi as që të përmirësohet, pra do të duhej së paku që të ndodhin nja 50 amandamentime që do të rregullonin nga sistemi i pagave deri tek çështjet më minore. Ne nuk e votojmë këtë buxhet pasi e shohim si një instrument që është letërnjoftimi i kësaj qeverie. Për 4 vite i kanë mbajtur pezull fillimisht për ligjin për paga, pastaj me koeficientin e pastaj s’ka ndodhur asgjë 50 euro për gjashtë muaj, 50 euro për gjashtë muaj tjetër”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Tahiri tha se “Pra s’e votojmë, s’e mbështesim e do të shikojmë në qeverinë e ardhshme”./Lajmi.net/