Ministria e Drejtësisë: Kemi ulur tarifat e shërbimeve ligjore, tek noterët e të përmbaruesve
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarët dhe bizneset, duke i ulur tarifat e shërbimeve ligjore. Sipas MD-së, prej 40 për qind është ulur tarifa e përmbaruesve privat, kurse 25 për qind tarifa e shërbimeve noteriale si dhe heqja e përmbarimit të disa pagesave…
Lajme
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarët dhe bizneset, duke i ulur tarifat e shërbimeve ligjore.
Sipas MD-së, prej 40 për qind është ulur tarifa e përmbaruesve privat, kurse 25 për qind tarifa e shërbimeve noteriale si dhe heqja e përmbarimit të disa pagesave për kategori të caktuara.
“Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë”, u tha nga Ministria e Drejtësisë./Lajmi.net/