Sinani: Medvegja sot u bë simbol i rezistencës për të drejtat e shqiptarëve

Gjatë ditës së sotme në Medvegjë është mbajtur protesta me moton “Kthema adresën”, për të kundërshtuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga qeveria e Serbisë. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook deklaroi se sot u sfidua fshirja e identitetit tonë kombëtar nga trojet e Luginës së Preshevës. “Protesta e…

Lajme

03/11/2024 21:14

Gjatë ditës së sotme në Medvegjë është mbajtur protesta me moton “Kthema adresën”, për të kundërshtuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga qeveria e Serbisë.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook deklaroi se sot u sfidua fshirja e identitetit tonë kombëtar nga trojet e Luginës së Preshevës.

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje”.

Ajo tha se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

“Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar tutje Sinani.