9 vjet nga ratifikimi i marrëveshjes së MSA në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash ratifikuan marrëveshjen MSA, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim. Deputetët me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat…

Lajme

02/11/2024 09:03

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash ratifikuan marrëveshjen MSA, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.

Deputetët me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve.

Ratifikimi i MSA-së u bë në një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe një numër i madh i ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara.

Tri ish-partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja MSA”.

Opozita më pas u largua nga salla e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në votim.

Kosova në MSA prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës. Në këtë pikë këmbëngul opozita, e cila thoshte se Kosova nga BE-ja nuk trajtohet si shtet.