Nuk ndalen rastet e dhunës në familje, në Fushë Kosovë vëllai sulmon fizikisht vëllain

Dje rreth orës 15:00 në Fushë Kosovë, është arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht të vëllanë e tij. Rasti thuhet të ketë ardhur si rrjedhë e një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në…

Lajme

01/11/2024 09:40

Dje rreth orës 15:00 në Fushë Kosovë, është arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht të vëllanë e tij.

Rasti thuhet të ketë ardhur si rrjedhë e një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësorë siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë  31.10.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net