6 të arrestuar për fajde në Prizren- Policia sekuestroi 20 banesa e lokale, automjete, armë e para
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dje kanë zhvilluar një operacion hetimet e të cilin kishin filluar më parë. Ky operacion i quajtur “Milioni” çoi në ndalje gjashtë persona të dyshimtë për “Fajde”. Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshimtë, meqë…
Lajme
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dje kanë zhvilluar një operacion hetimet e të cilin kishin filluar më parë.
Ky operacion i quajtur “Milioni” çoi në ndalje gjashtë persona të dyshimtë për “Fajde”.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshimtë, meqë rast janë sekuestruar 20 njësi banesore, automjete, kontrata, para e shumëçka tjetër, transmeton lajmi.net.
Po ashtu u theksua se vlera e shumës së parave në këtë rast kalon 1 milionëshin.
“Suharekë/Prizren 2023/2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me datë 31.10.2024 ka realizuar operacion të gjerë policor në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në 6 lokacione të ndryshme, me ç’ rast ka arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit. Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.
“Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“./Lajmi.net/