E bija e Ukshin Hotit drejtuar institucioneve: Qe sa kohë aplikojë për punë por pa sukses, jam nënë vetushqyese e një fëmiu me nevoja të veçanta
Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti së fundi reagoi në lidhje me një çështje bazike që atë e preokupon tash e sa kohë. Ajo me anë të një statusi të lëshuar në llogarinë e saj në Facebook, iu është drejtuar me një ankesë institucioneve qeveritare dhe komunale të Prishtinës. Hoti ka…
Lajme
Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti së fundi reagoi në lidhje me një çështje bazike që atë e preokupon tash e sa kohë.
Ajo me anë të një statusi të lëshuar në llogarinë e saj në Facebook, iu është drejtuar me një ankesë institucioneve qeveritare dhe komunale të Prishtinës.
Hoti ka thënë se tash e sa kohë aplikon për vende të ndryshme pune, por që pa sukses, pasur parasysh që gëzon kualifikimet
“Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses. Po ashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijët me prind të cënuar nga lufta.”, ka shkruar Hoti.
E ajo duke u shprehur me shpresën se ndonjë nga institucionet publike do t’i hapë dyert për të, ka kujtuar faktin se është edhe nënë vetushqyese e një fëmiu me nevoja të veçanta.
“Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta”, shkruan tutje ajo./Lajmi.net