Gërvalla takohet me Kryeministrin e Kanadasë, diskutohet për “Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën”
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Gërvalla ka njoftuar që përpos tij ka takuar edhe homologen kanadeze dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës ku diskutuan për “Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën”. “Së bashku me…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Gërvalla ka njoftuar që përpos tij ka takuar edhe homologen kanadeze dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës ku diskutuan për “Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën”.
“Së bashku me Kryeministrin e Kanadasë, z. Justin Trudeau, homologen time kanadeze, znj. Mélanie Joly dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës, jemi sot në Montreal të Kanadasë për të diskutuar për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën.”
Gërvalla tha se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahjen e saj për Ukrainën, për popullin e saj, për të gjithë viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe për paqe e strabilitet në rajon dhe Evropë./Lajmi.net/