GLPS: Ministria e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën e Republikës në 6 mënyra
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për një pronë milionëshe në lagjen “Veternik” në Prishtinë, pasi pranoi një zarf nga Serbia përmes rrugëve jozyrtare. “Rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të…
Lajme
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për një pronë milionëshe në lagjen “Veternik” në Prishtinë, pasi pranoi një zarf nga Serbia përmes rrugëve jozyrtare.
“Rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi, me të cilin dokument, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës. Pra, në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit”, ka shkruar ajo në Facebook.
GLPS përmes një komunikate për media ka shkruar se rrethanat e rastit për të cilin ka vepruar Ministria e Drejtësisë, janë irelevante për qëllimet e këtij reagimi, përjashtimisht, mjafton të ceket se në rastin në fjalë, palë kontestuese nuk është asnjë organ i pushtetit ekzekutiv, pra as Ministria e Drejtësisë.