Stokjoviq publikon nje video që dëshmon se Vulin me para të ‘pista’ ka tentuar nxitjen artificiale të trazirave në Kosovë
Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish- drejtor i BIA-s, përmes Marko Knezheviq me para të ‘pista’ ka financuar organizata dhe individë në Serbi dhe ka tentuar nxitjen e trazirave në Kosovë. Në një video të publikuar së fundmi, i infiltruari i Vulinit, Knezheviq i arrestuar muaj më parë në Kosovë shihet duke dorëzuar para…
Lajme
Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish- drejtor i BIA-s, përmes Marko Knezheviq me para të ‘pista’ ka financuar organizata dhe individë në Serbi dhe ka tentuar nxitjen e trazirave në Kosovë.
Në një video të publikuar së fundmi, i infiltruari i Vulinit, Knezheviq i arrestuar muaj më parë në Kosovë shihet duke dorëzuar para tek udhëheqësi i Lëvizjes “Levijatan”, Pavle Bihali.
Avokati nga Serbia Cedomir Stokjoviq thotë se është i bindur që këto para, të dërguara në kesh siç shihet në video janë përdorur për krijimin artificial të protestave në Bërnjak dhe Jarinje.
Stojkoviq thotë se video është bërë për t’ia dëshmuar Vulinit besnikërinë.
Bashkëpunëtori i Aleksandar Vulin, Knezheviq, në këtë video i dorëzon 43,000 euro para në dorë presidentit të organizatës naziste Leviathan, Pavlo Bihalja dhe e regjistron në telefon për të vërtetuar dorëzimin dhe për të justifikuar Vulinën. Bihalji është gjithashtu kryetar i “Lëvizjes Serbo-Ruse”, një organizatë, krijimi i së cilës u koordinua nga Vulin”.
📢 Saradnik Aleksandra Vulina, Knežević, na ovom videu dostavlja u kešu 43000 EUR predsedniku nacističke organizacije Levijatan, Pavlu Bihalji @pasazot, i to snima telefonom da bi dostavu dokazao i opravdao Vulinu. Bihalji je i predsednik “Srpsko-ruskog pokreta”, organizacija… pic.twitter.com/qY3cS5Qwu6
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) October 29, 2024