Kurti në Zvicërr prezanton potencialin e investimeve në Kosovë para 150 kompanive ndërkombëtare
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit” e cila po mbahet në Zurich. Kurti në këtë konferencë prezantoi progresin dhe poteancialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare. “I nderuar t’i bashkohem konferencës ‘Business Agility Day’, për të shfaqur progresin dhe potencialin e Kosovës para 150 kompanive…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit” e cila po mbahet në Zurich.
Kurti në këtë konferencë prezantoi progresin dhe poteancialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare.
“I nderuar t’i bashkohem konferencës ‘Business Agility Day’, për të shfaqur progresin dhe potencialin e Kosovës para 150 kompanive ndërkombëtare. Pata mundësinë të nënvizoja angazhimin tonë ndaj transformimit dhe inovacionit digjital, duke hapur rrugën për partneritete dhe rritje të reja” ka shkruar Kurti në platoformën X.
Në kuadër të kësaj konference Kurti u takua me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare./Lajmi.net/