Skandali me pasaporta, Musliu-Shoshi: MPJD të japë përgjegjësi, tenderi iu dha kompanisë me çmim më të shtrenjtë

Deputetja nga radhët e  PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot në Kuvend ka thënë dhe skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të ndalur duke përmendur rastin e pasaportave të humbura dhe letërnjoftimeve të mërgimtarëve nga shërbimi postar. Musliu-Shoshi  tha se  MPJ të japë përgjegjësi për pasaportat e humbura, tenderi iu dha kompanisë me çmim më të shtrenjtë.…

Lajme

31/10/2024 12:27

Deputetja nga radhët e  PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot në Kuvend ka thënë dhe skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të ndalur duke përmendur rastin e pasaportave të humbura dhe letërnjoftimeve të mërgimtarëve nga shërbimi postar.

Musliu-Shoshi  tha se  MPJ të japë përgjegjësi për pasaportat e humbura, tenderi iu dha kompanisë me çmim më të shtrenjtë.

“Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve tanë në postën diplomatike të Republikës së Kosovës. Dhe ky nuk është rasti i parë që bashkatdhetarët tanë përballen me një problem të tillë me pajisje të dokumenteve personale”.

“Kontratat njëburimore janë hajni. Duhet të theksohet se tenderi për shpërndarjen e këtyre dokumenteve të rëndësishme të qytetarëve tonë që jetojnë në mërgatë i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë, 6 herë më i shtrenjtë. Pra ofertuesi ka qenë 233,40 centë si ofertë e parë për shërbim postar diplomatik, ndërsa ka fituar ofertuesi i dytë me 1304,55 centë”.

Ajo tutje shtoi  se humbja e tyre rrezikon keqpërdorimin e identitetit të mërgimtarëve dhe tha se partia e saj ka kërkuar llogari se pse u zhdukën këto dokumente nga ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla./Lajmi.net/