​Franca: Autorët e sulmit në Banjska të dalin para drejtësisë

Zëvendësambasadori i Francës në Nju Jork, Jai Darmadhikari, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi i krijimit të stabilitetit më të gjerë evropian. “Dialogu është inkurajues, por nuk mjafton, në mënyrë që marrëveshja e lidhur të implementohet”, tha diplomati francez gjatë fjalimit në KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën. Ai…

Lajme

30/10/2024 18:18

Zëvendësambasadori i Francës në Nju Jork, Jai Darmadhikari, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi i krijimit të stabilitetit më të gjerë evropian.

“Dialogu është inkurajues, por nuk mjafton, në mënyrë që marrëveshja e lidhur të implementohet”, tha diplomati francez gjatë fjalimit në KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën.

Ai ka thënë gjithashtu se është e papranueshme që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë dhe se ata duhet të dalin para drejtësisë.