Haxhiu i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale mbi rastin e pronës në Veternik

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me mënyrën e trajtimit të rastit të një prone milionëshe në lagjen “Veternik” të Prishtinës. Ajo theksoi se dokumentet e falsifikuara nga Beogradi dyshohet se kanë ndikuar në mbylljen e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Haxhiu u akuzua nga Prokuroria Speciale për deklarata tendencioze dhe…

Lajme

30/10/2024 17:47

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me mënyrën e trajtimit të rastit të një prone milionëshe në lagjen “Veternik” të Prishtinës. Ajo theksoi se dokumentet e falsifikuara nga Beogradi dyshohet se kanë ndikuar në mbylljen e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Haxhiu u akuzua nga Prokuroria Speciale për deklarata tendencioze dhe të pavërteta.

Teksa Haxhiu është shprehur se në këtë mes i vetmi lëshim në reagimin e saj ka të bëjë me adresën e dërgimit të zarfit dhe Prokuroria që e ka në dorë rastin.

“Në lidhje me reagimin e Prokurorisë Speciale e ndjej të obligueshme t’i përgjigjem që i vetmi lëshim në reagimin tim është te adresa e dërgimit të zarfit dhe Prokuroria që e ka në dorë rastin, që është ajo themelorja”, ka shkruar Haxhiu.

“Ndërkaq pretendimet e familjarëve që përmendin se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona nga vet Prokuroria Speciale janë të sakta në reagimin tim dhe tashmë ato janë bërë publike. Prokuroria Speciale para se të më përgjigjet mua brenda orësh është mirë t’i përgjigjet pretendimeve, për të cilat nuk ka thënë asnjëherë asgjë madje as sot”. /Lajmi.net/