Dëshmitarit i vendoset dokument i autoriteteve serbe, reagon avokati i Veselit: Duhet vendosur kufiri

Kundër krerëve të UÇK-së, në Speciale, si dëshmitar i Prokurorisë po dëshmon Haxhi Mazreku. Këtij të fundit i është prezantuar një dokument, për kinse një sulm të UÇK-së në disa fshatra të Suharekës e Rahovecit, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë dokument që prokuroria tha se është gjetur nga autoritetet serbe e i përket UÇK-së,…

Lajme

30/10/2024 16:46

Kundër krerëve të UÇK-së, në Speciale, si dëshmitar i Prokurorisë po dëshmon Haxhi Mazreku.

Këtij të fundit i është prezantuar një dokument, për kinse një sulm të UÇK-së në disa fshatra të Suharekës e Rahovecit, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë dokument që prokuroria tha se është gjetur nga autoritetet serbe e i përket UÇK-së, ai është marrë në pyetje nga organi i akuzës, mirëpo që kjo gjë shkaktoi reagimin e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon.

Ky i fundit tha se është absurde dhe e papranueshme se si Mazrekut po i ofrohen dokumente, autorët e të cilave nuk dihet se kush janë.

Madje, Dixon tha se po flet për persona që nuk i njeh dhe se prokuroria po kalon në “terrene të pashkelura” me detaje që s’janë dëgjuar asnjëherë më parë.

“Ne nuk e dimë se kush është autori i këtij blloku shënimesh. Siç e bëri pyetjen prokuroria, dëshmitari nuk identifikoi asgjë. Ai foli përgjithësisht. Duhet vendosur kufiri sepse dëshmitarët mund të flasin por nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen në fjalë”. /Lajmi.net/