Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve në Trepça, pezullohen nga puna

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikimi publik në rrjetin social Facebook. Trepca Sh.A ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna, për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tyre. Të njëjtit kanë publikuar ed he inicialet e tashmë të larguarve. Brenda…

Lajme

30/10/2024 14:10

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikimi publik në rrjetin social Facebook.

Trepca Sh.A ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna, për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tyre.

Të njëjtit kanë publikuar ed he inicialet e tashmë të larguarve.

Brenda disa muajve nga ndërmarrja Trepca janë larguar një numër i madh i punëtorëve, derisa probleme vazhdimisht ka në sigurimin e pagave.

Njoftimi i plotë:

Njoftim 🏛️

Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna.

Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A./Lajmi.net/