“…. krejtve, vëllai jem po han dhe, e ti këtu”- Tensione e të shara në seancën gjyqësore ndaj Andi Pajaziti
Tensione të shumta pati sot në seancën gjyqësorë në rastin e Andi Pajazitit. Njëri nga të pranishmit, që ishte familjar i viktimës pati një përplasje me trupin gjykues dhe të pranishmit. Ai madje edhe nisi të ofendoj, ndërsa më pas u nxorë nga seanca. “Ia u q*** nanën krejtve, vëllau jem po han dhe, e…
Lajme
Tensione të shumta pati sot në seancën gjyqësorë në rastin e Andi Pajazitit.
Njëri nga të pranishmit, që ishte familjar i viktimës pati një përplasje me trupin gjykues dhe të pranishmit.
Ai madje edhe nisi të ofendoj, ndërsa më pas u nxorë nga seanca.
“Ia u q*** nanën krejtve, vëllau jem po han dhe, e ti këtu”, britma e të shara në seancën gjyqësore ndaj Andi Pajazitit: Ty avokat të pres jashtë…
Po ashtu i njëjti tha se nuk ka drejtësi në këtë rast.
”Nuk ka drejtësi, e pres këtë jashtë”, dëgjohet duke thënë ai. Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti kishte ndodhur më 04.08.2023 rreth orës 23:17 ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri, i cili gjendet në arrati, Dukagjin Likaj, bashkë më tani të ndjerin K.R.Dosja e përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Pajaziti të ulet te tavolina e tyre.
Pas tensionimit të situatës, sipas Prokurorisë, ishte sigurimi Hisni Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.
Dosja e Prokurorisë përshkruan se tashmë i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti.Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë “pa fajin e tij, pa menduar për pasojat”, shtien më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin K.R.
Sipas dosjes së Prokurorisë, armën e kishte nxjerrë edhe Dukagjin Likaj, gjatë kësaj kohe ia kishte mbajtur dorën sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar në drejtim të të akuzuarit Pajaziti.
Dosja thotë se Dukagjin Likaj ka shtënë me armë në drejtim të të pandehurit Pajaziti me ç’rast e “ka lënduar në bërrylin e dorës së majtë” dhe si të tilla bëjnë pjesë në lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme shëndetësore.Vdekja e të ndjerit, sipas Prokurorisë, ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme e cila ka çuar në shok hemorragjik, si pasojë e predhës së armës së zjarrit.Arma e cila është përdorur, sipas Prokurorisë, është tip “Smith” e kalibrit 9mm.
Për të, i akuzuari përveç kryerjes së vrasjes, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit më 7 gusht 2023, së bashku me të dyshuarit, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.