Dezinformimi i Petkoviqit i kalon kufijtë: Gjatë qeverisjes së Kurtit u pushkatuan shtatë serbë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dezinformuar sërish se në Kosovë serbët po persekutohen dhe po “pushkatohen”. Gjithashtu, ai e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përgjegjës për ndërmarrje të “masave armiqësore”. Çka deklaroi Petkoviq? “I vetmi që po merr masa armiqësore dhe po bën lëvizje armiqësore…
Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dezinformuar sërish se në Kosovë serbët po persekutohen dhe po “pushkatohen”.
Gjithashtu, ai e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përgjegjës për ndërmarrje të “masave armiqësore”.
Çka deklaroi Petkoviq?
“I vetmi që po merr masa armiqësore dhe po bën lëvizje armiqësore është Albin Kurti me veprimet e tij të njëanshme, të dhunshme dhe akte e veprime të paligjshme në dëm të popullit serb, si dhe të gjithë paqes në Ballkanin Perëndimor… gjatë qeverisjes së Kurtit janë pushkatuar shtatë serbë, dhjetëra prej tyre janë arrestuar arbitrarisht dhe gati 20 për qind e serbëve janë arrestuar dhe dëbuar nga veriu” dhe tha se këto ishin “akte të qarta dhe të dokumentuara dhune, agresioni dhe armiqësie”. Qëllimi i tij i vetëm është dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre shekullore”
Petkoviq ka dezinformuar haptas kur thotë se janë “pushkatuar shtatë serbë” ndërsa asnjë e dhënë e tillë nuk ekziston. Narrativa e tij për vrasje, arrestime të dhunshme e dëbime u krijua nga regjimi në Serbi në një tentativë për të sulmuar Qeverinë e Kosovës për shtrirje të ligjit në veri të vendit dhe luftim të kontrabandës nga persona që kishin mbështetje në Beograd.
Këtë narrativë e ndjek edhe Rusia e cila përhap propagandën serbe se në veri të Kosovës serbët persekutohen e dëbohen.
Nuk ka asnjë të dhënë po ashtu që Policia e Kosovës në veri të vendit ushtron dhunë ndaj serbëve lokalë.
Në Kosovë minoriteti serb është i mbrojtur në Kushtetutë dhe si pak minoritete në Evropë ka të garantuara 10 vende në Kuvendin e Kosovës dhe vota e tyre kërkohet për të kaluar ligjet vitale të vendit./The Geopost