Sveçla takohet me Sarrazinin, flasin për kontrollin e mallrave që hyjnë nga Serbia deri në funksionalizimin e skanerëve

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se me të kanë biseduar në lidhje me ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit, shkruan lajmi.net. “Biseduam po ashtu për…

Lajme

30/10/2024 12:29

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se me të kanë biseduar në lidhje me ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit, shkruan lajmi.net.

“Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në postimin e Sveçlës. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: