Shala i PDK-së ngre alarmin për veprimin “e rrezikshëm” të qeverisë lidhur me pronat publike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur alarmin për një ligj të nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, e që ka të bëjë me Pronat Publike. Në një postim në Facebook, Shala ka thënë se përmes këtij ligji, Zyra e Kryeministrit ka përvetësuar kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Pyjeve,…

Lajme

30/10/2024 11:25

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur alarmin për një ligj të nxjerrur nga Qeveria e Kosovës, e që ka të bëjë me Pronat Publike.

Në një postim në Facebook, Shala ka thënë se përmes këtij ligji, Zyra e Kryeministrit ka përvetësuar kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Pyjeve, ashtu siç u takonin sipas Ligjit për Pyjet i nxjerrur në prill të vitit 2023, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo është tendencë e Qeverisë për të centralizuar kompetencat në zyrën e kryeministrit.

Postimi i plotë i Shalës:

Me Ligjin për Pronat Publike të nëntorit 2023, Zyra e Kryeministrit përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, që u takonin sipas Ligjit për Pyjet të prillit 2023.

Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në Zyrën e Kryeministrit. /Lajmi.net/