Osmani: Familja, bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha. Osmani këto deklarata i ka bërë në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes që po mbahet…

Lajme

30/10/2024 10:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha.

Osmani këto deklarata i ka bërë në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes që po mbahet në Doha të Katarit, ku ka marr pjesë me ftesën e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Moza bint Nasser.

Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se në panelin kryesor “Pse kanë rëndësi politikat familjare?”, kanë diskutuar se si ndryshimet demografike po i formësojnë politikat familjare.

Ajo ka folur edhe për politikat në Kosovë që fuqizojnë familjet e reja dhe gratë.

“Në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha. Edhe sot, familja mbetet një ndër shtyllat më të forta prapa çdo suksesi individual e kolektiv dhe bazament për politika të suksesshme sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Osmani.