Pranoi 7 milionë euro në xhirollogari, 42 vjeçari në Turqi ia ktheu bankës: Është haram
Një rast mjaftë i rrallë ka ndodhur në Turqi. Ozkan Aydik, është burri të cilit banka ia kishte transferuar 7 milionë dollarë në llogari. Aydik e kuptoi se paratë i ishin transferuar mëngjesin e 23 tetorit, e padyshim kjo ishte shumë e çuditshme për të. Në momentin që ai hapi aplikacioni bankar për të paguar…
Bota
Një rast mjaftë i rrallë ka ndodhur në Turqi.
Ozkan Aydik, është burri të cilit banka ia kishte transferuar 7 milionë dollarë në llogari.
Aydik e kuptoi se paratë i ishin transferuar mëngjesin e 23 tetorit, e padyshim kjo ishte shumë e çuditshme për të.
Në momentin që ai hapi aplikacioni bankar për të paguar obligimin e gazit, u çudit nga shifrat që pa tek llogaria.
Aydik i cili është një punëtor i pastrimit që jeton në provincën e Golcukler e njoftoi menjëherë bankën përkatëse, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimit të mediave turke, 42 vjeçari shkoi menjëherë në zyrat e kësaj banke dhe ua sqaroi situatën që kishte ndodhur.
Po ashtu ai deklaroi se i ktheu paratë pasi që është “haram”.
Por ai nuk arriti që të marrë vesh se si këto para përfunduan në llogarinë e tij./Lajmi.net/