Prej pesë ditësh kabllo gati përtokë para hyrjes së shkollës “Elena Gjika”, askush s’merret me të derisa rrezikohen fëmijët

Një kabllo që lidhet tek shtylla elektrike përballë shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë pothuajse ka prekur në tokë, duke shkaktuar kështu rrezik për fëmijët aty. Ka diku pesë ditë që ky tel ka rënë në këtë gjendje, por askush nuk u përkujdes që ta rregullojë atë. Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga…

Lajme

28/10/2024 16:02

Një kabllo që lidhet tek shtylla elektrike përballë shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë pothuajse ka prekur në tokë, duke shkaktuar kështu rrezik për fëmijët aty.

Ka diku pesë ditë që ky tel ka rënë në këtë gjendje, por askush nuk u përkujdes që ta rregullojë atë.

Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga KEDS, por këta të fundit nuk janë përgjigjur, derisa nuk dihet saktësisht se kujt i takon ky tel bartës.

Nëse kjo kabllo përçon energji elektrike ajo mund të jetë fatale për fëmijët dhe të rriturit aty.