Konjufca: Mazhoranca ka 61 deputetë, po LDK o “qart” diçka janë rrebelu e s’po votojnë si më 2014

Para gazetarëve sot është deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glau k Konjufca. Ai ndër të tjerash është pyeture dhe për çështjen e largimit të disa deputetëve nga VV-ja, si dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita. Ai sqaroi se tani për tani janë 61 deputetë të mazhorancës, pra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe komunitetet. “61…

Lajme

28/10/2024 12:23

Para gazetarëve sot është deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glau k Konjufca.

Ai ndër të tjerash është pyeture dhe për çështjen e largimit të disa deputetëve nga VV-ja, si dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.

Ai sqaroi se tani për tani janë 61 deputetë të mazhorancës, pra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe komunitetet.

“61 deputetë janë aktualisht të Lëvizjes Vetëvendosje…Ata të cilët e përbëjnë grupin parlamentar të mazhorancës aktualisht janë 61 deputetë, pra të grupit të Vetëvendosjes. Jo ndoshta të VV-së se është grup më i vogël, port ë mazhorancës edhe deputetët e komuniteteve. 61 deputetë që janë pjesë edhe e koalicionit, në këto kushte konsideroj se Kuvendi do të mund të funksiononte”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Ai ndau gjithashtu një bashkëbisedim që patën me shefi e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë mbledhjes.

Ai tha se i tregoi Tahiri se si në vitin 2011-2014, PDK sa ishte në drejtim të vendit funksiononte me 57 deputetë, pasi nga opozita e LDK-së ia votonin vazhdimisht projektligjet.

“Abelard a t’ju kallxoj çka të nguca gjatë mbledhjes. Ableardi e ka një përvojë s’ke qenë deputet por në funksione të tjera, por e ka një përvojë PDK-ja kur një herë ka funksionu me 58 deputetë, një herë me 57.Epo efektiv. Atëherë ju ngojke LDK-ja ,tash s’po ngon. Shumë konstruktiv vazhdojshin i votojshin ligjet edhe pse s’ishte LDK-ja tash o qart diçka, o rrebelu edhe s’po voton kurrfarë ligji as kurrfarë kushti. S’di qysh i keni bind, po na s’kemi mund sa ishte aq konstruktive 2011-2014 kur edhe më pak deputet i kishte, por funksiononte Kuvendi. Nja 60-70 ligje i ka votu opozita konstruktive e asaj kohe, kohët kanë ndryshu dhe LDK-ja është bërë më revolucionare”,tha ai./Lajmi.net/