Abdixhiku: Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia rikujtoi kryeministrit Albin Kurti një premtim të cilin e kishte bërë në kohë fushate, por që nuk e realizoi. Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit të tij u bënë veç katër të tilla. “Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi…

Lajme

28/10/2024 11:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia rikujtoi kryeministrit Albin Kurti një premtim të cilin e kishte bërë në kohë fushate, por që nuk e realizoi.

Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit të tij u bënë veç katër të tilla.

“Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.

Përpos kësaj, Abdixhiku ia bashkëngjiti edhe një video ku Kurti dëgjohej teksa premtonte 160 çerdhet e reja në vend./Lajmi.net/