Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet seanca e re plenare. Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara. Mes tjerash në shqyrtim janë disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Kjo mbledhje po…

Lajme

28/10/2024 11:44

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara.

Mes tjerash në shqyrtim janë disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo mbledhje po zhvillohet pas tri javësh mungesë.

Deputetët e opozitës zhvilluan disa seanca të jashtëzakonshme radhazi, por aty mungoi vazhdimisht pozita.

Shumë prej këtyre seancave u thirrën për disa publikime e përgjime, që lidheshin me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe zyrtar të tjerë të kësaj partie./Lajmi.net/