Mes emocionesh, Heidi njofton largimin nga Shqipëria: Dua të rigjej veten
Heidi Baci njoftoi mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra” largimin nga tryeza e diskutimeve. Mes emocioneve, mirënjohjes për koleget dhe publikun që e ka mbështetur, Heidi tha se do të largohet nga Shqipëria për arsye personale. “Dua të rigjej veten”, tha Heidi. “Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për…
ShowBiz
Heidi Baci njoftoi mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra” largimin nga tryeza e diskutimeve.
Mes emocioneve, mirënjohjes për koleget dhe publikun që e ka mbështetur, Heidi tha se do të largohet nga Shqipëria për arsye personale. “Dua të rigjej veten”, tha Heidi.
“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, për dashurinë, respektin që më keni treguar. Por, vijnë ca momente që duam të jemi vetvetja. Nuk dua të krijohen polemika, por është vendim i peshuar, për arsye personale. Dua të rigjej veten, të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Sado jam ndjerë shumë mirë, kështu ndihem në këtë moment. Jam njeri që punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, por jam e lumtur.
Të ardhmes nuk i dihet kurrë, po tani këtë ndiej. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është mirënjohja për publikun, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, nuk do të doja kurrsesi të zhgënjeja asnjë, unë e di ç’është e mira në këtë moment për mua. Do të shihemi”, tha bukuroshja.