Vëllai theri me thikë për vdekje vëllain në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person ka ndërruar jetë sot në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë nga vëllai i tij Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas Hoxhës, rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë dhe ka filluar si një mosmarrëveshje mes dy personave. “Me…

Lajme

27/10/2024 22:55

Një person ka ndërruar jetë sot në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë nga vëllai i tij

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë dhe ka filluar si një mosmarrëveshje mes dy personave.

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Siç raportohet në media, i dyshuari për vrasjen e vëllait është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.