Malisheva barazon me Dritën, Suhareka mposht Prishtinën

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll u zhvilluan sot. Pas disfatës së javës së kaluar ndaj Ballkanit, Suhareka ishte më e mirë si vendës ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Mevlan Zeka në minutën e 3-të dhe Liridon Fetahaj në minutën e 68-të, ndërsa mysafirët…

Sport

27/10/2024 17:05

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll u zhvilluan sot.

Pas disfatës së javës së kaluar ndaj Ballkanit, Suhareka ishte më e mirë si vendës ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Mevlan Zeka në minutën e 3-të dhe Liridon Fetahaj në minutën e 68-të, ndërsa mysafirët shënuan përmes Ardi Ajdinit në minutën e 30-të.

Prishtina ka 16 pikë në vendin e tretë po aq sa edhe Suhareka e katërta, por me gol-diferencë më të dobët.

Drita, e cila sot si mysafire nxori një pikë në udhëtim ndaj Malishevës (0:0), renditet e pesta, me 15 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në tabelë prijnë Ballkani e Malisheva me nga 18 pikë.