Policia jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

Policia e Kosovës ka jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ndodhi të shtunën në mëngjes. Policia deklaron se Muhaxheri dhe një person tjetër janë sulmuar fizikisht nga dy persona derisa po ecnin në rrugë. Tutje, sipas policisë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa ende nuk…

Lajme

27/10/2024 10:32

Policia e Kosovës ka jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ndodhi të shtunën në mëngjes.

Policia deklaron se Muhaxheri dhe një person tjetër janë sulmuar fizikisht nga dy persona derisa po ecnin në rrugë.

Tutje, sipas policisë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa ende nuk dihen motivet e sulmit.

“Pejë / 26.10.2024 – 08:40. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime”, thuhet në raport.