Hidhet granatë në shtëpinë e polices nga komuniteti serb në Zveçan- Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar

Orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në shtëpinë e një zyrtareje policore në Zveçan. Në shtëpinë e polices nga komuniteti serb dyshohet se është hedhur granatë dhe se akti është kryer me qëllim të frikësimit të së njëjtës. Sipas shefit të Operativës Rajonale për Mitrovicën e…

Lajme

26/10/2024 21:08

Orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në shtëpinë e një zyrtareje policore në Zveçan.

Në shtëpinë e polices nga komuniteti serb dyshohet se është hedhur granatë dhe se akti është kryer me qëllim të frikësimit të së njëjtës.

Sipas shefit të Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, në një konfirmim për lajmi.net ka thënë se nga rasti përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Po është e saktë, sot jemi njoftuar dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk ka pas të lënduar”, u shpreh Fejza./Lajmi.net