Peci e Gërvalla ‘pazare’ me staf, i shkëmbejnë për pozita më të larta nëpër ministritë e tyre
Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë. Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallës, shkruan Periskopi. Haki Huruglica, fillimisht ka qenë asistent administrativ në Ministrinë e…
Lajme
Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë.
Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallës, shkruan Periskopi.
Haki Huruglica, fillimisht ka qenë asistent administrativ në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Megjithatë, në muajin korrik të këtij viti ai do të avancohej me një pozitë tjetër më të lartë në Ministrinë e Bujqësisë, tek Faton Peci.
Në dokumentin e siguruar nga Periskopi, shihet se më datë 15 korrik 2024, Haku Huruglica është përzgjedhur me më së shumti pikë për pozitën, Zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave, në Departamentin e Integrimit Evropian dhe Kordinim të Politikave.
Këtë avancim në këtë pozitë, Huruglica nuk e ka ‘fshehur’ njëjtë, siç e kishte fshehur ushqimin në një foto që kishte postuar në Instagram në një takim së bashku me ministrat Peci e Gërvalla.
Tre muaj më vonë, edhe këshilltarit të Pecit, Mentor Tahirit i ndërroi puna.
Ai në profilin e tij në Facebook, bëri të ditur se është emëruar Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
‘’Jam i lumtur të ndajë lajmin se së fundmi jam përzgjedhur Drejtor i Depertamentit për Evropë, BE dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme – Republika e Kosovës’’ ka shkruar Tahir në Twitter.