Napoli i Amir Rrahmanit shënon edhe një fitore në Serie A

Futbollistët e Napolit shënuan sot fitore të re ndaj Lecce si vendës me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A dhe vazhdojnë kryesimin e tabelës me 5 pikë më shumë se përcjellësi i parë në luftën për titull Inter, i cili nesër përballet me rivalin e madh Juventus. Golin e vetëm…

Sport

26/10/2024 20:01

Futbollistët e Napolit shënuan sot fitore të re ndaj Lecce si vendës me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A dhe vazhdojnë kryesimin e tabelës me 5 pikë më shumë se përcjellësi i parë në luftën për titull Inter, i cili nesër përballet me rivalin e madh Juventus.

Golin e vetëm për skuadrën e Napolit në “Diego Armando Maradona” e shënoi Giovanni di Lorenzo në minutën e 73-të të takimit.

Amir Rrahmani luajti gjatë 90 minutave dhe tregoi performancës të mirë.

Pas tri pikëve të reja, napolitanët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të tabelës me 22 pikë, ndërsa Lecce mbetet në pozitën e parafundit (19) me vetëm pesë pikë.

Ndeshja tjetër e paraparë për sot ndërmjet Bologna dhe Milan është shtyrë për një ditë tjetër, ndërsa nga ora 20:45 takohen Atalanta- Hellas Verona.

Duelet e tjera zhvillohen ditën e diele ku takohen Parma-Empoli, Lazio-Genoa, Monza-Venezia, Inter-Juventus dhe Fiorentina-Roma.