Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Është sulm ndaj vlerave të demokracisë

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Osmani tha se ky akt është sulm edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor. “Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, u shpreh Osmani. Ajo tutje tha se…

Lajme

26/10/2024 18:19

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Osmani tha se ky akt është sulm edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, u shpreh Osmani.

Ajo tutje tha se përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë./Lajmi.net