IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim seksual

Inspektoriati i Policisë së Kosovës  ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar një zyrtarë policor  në Pejë i cili dyshohet për ngacmim seksual. IPK njofton se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Turje IPK bën të ditur si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e…

Lajme

25/10/2024 11:19

Inspektoriati i Policisë së Kosovës  ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar një zyrtarë policor  në Pejë i cili dyshohet për ngacmim seksual.

IPK njofton se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Turje IPK bën të ditur si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

”Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”,thuhet në njoftimin e IPK-së./Lajmi.net/