Bajrami thotë se përndjekja e gazetarëve përmes AKI-së është pika më e ulët e kësaj Qeverie

Deputetja nga radhët  e LDK-së ka thënë se Qeveria Kosovës po i mbron të korruptuarit e po i ndjek gazetarët. Përmes një postimi ne Facebook Bajrami është shprehur  se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori, shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie,…

25/10/2024 10:41

Deputetja nga radhët  e LDK-së ka thënë se Qeveria Kosovës po i mbron të korruptuarit e po i ndjek gazetarët.

Përmes një postimi ne Facebook Bajrami është shprehur  se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori, shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.

“Qeveria Kurti në mbrojtje të të korruptuarëve po përndjekë gazetarë. Përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend. Ne jemi dëshmitarë që qytetarët e këtij vendi nuk kanë kursy asgjë për fjalën e lirë, për të thënë atë që kanë besu që është e drejtë, për të thënë të vërtetën. Qysh ka mundësi që 25 vjet pas lufte, 16 vjet pas pavarësisë institucionet vitale si AKI-ja me u vu në përndjekje të gazetarëve shqiptar?!”,ka shkruar Bajrami

Tutje ajo shtoi se kjo nuk është thjeshtë përndjekje e gazetarëve por  është një  tentativë për të heshtur çdo individë që i del  kundër mendimit të kësaj Qeverie..

‘’Pra kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë me heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendin drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike.’’- ka shkruar tutje ajo./Lajmi.net/