Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojëra sportive në shenjë përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar  se në rajonin e Prizrenit tek Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, sot dhe nesër organizohen lojëra sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet…

Lajme

25/10/2024 08:25

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar  se në rajonin e Prizrenit tek Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, sot dhe nesër organizohen lojëra sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare.

Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe përfaqësues të sindikatave policore të vendeve nga rajoni dhe më gjerë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve.

Ceromonia do të zhvillohet nga ora 10:00./Lajmi.net/