FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina.

Forcat e Sigurisë të Kosovës kanë njoftuar se  sot është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM. FSK ka njoftuar se trajnimi i këtyre kursanëve është…

Lajme

24/10/2024 15:24

Forcat e Sigurisë të Kosovës kanë njoftuar se  sot është certifikuar grupit i pestë i kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD Niveli 1&2, nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe instruktorët Amerikanë të EUCOM.

FSK ka njoftuar se trajnimi i këtyre kursanëve është në kuadër të ndihmës që ka ofruar Kosova për të mbështetur shtetin e Ukrainës në përballimin e agresionit rus.

Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.
Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre.
Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësit e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukraina./Lajmi.net/