Miftaraj: Partia në pushtet përmes bojkotit po bën përpjekje për të amnistuar korrupsionin

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë e jashtëzakonshme rreth KEK-ut. Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme në të cilën VV-ja nuk është duke marrë pjesë. Në lidhje me bojkotimin e seancave ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së. Miftaraj ka treguar mesazhin që, sipas tij, po synon ta…

Lajme

24/10/2024 13:45

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë e jashtëzakonshme rreth KEK-ut. Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme në të cilën VV-ja nuk është duke marrë pjesë.

Në lidhje me bojkotimin e seancave ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së.

Miftaraj ka treguar mesazhin që, sipas tij, po synon ta dërgojë me bojkotimin e seancave, që po ftohen nga ana e opozitës.

“Partia ne pushtet përmes bojkotit bën përpjekje për te amnistuar korrupsionin, për te luftuar luftën kundër korrupsion për t’i ofruar vetes amnisti per aferat korruptive”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas Miftaraj LVV-ja, në zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk do te garoj për te qeverisur me vendin, por do te garoj dhe luftoj deri ne vetëmohim për të ruajtur pushtetin.

“LVV ne zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk do te garoj per te qeverisur me vendin, por do te garoj dhe luftoj deri ne vetmohim per te ruajtur pushtetin, qe permes mekanizmave te pushtetit te shpetoj nga burgu, nga konfiskimi i pasurise se fituar ne menyre te kunderligjshme”, ka shkrua Miftaraj në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Lajmi.net/