Shala i PDK-së: KEK-u po punon pa licencë që nga data 13 tetor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala sot në Kuvendin e Kosovës ka dhënë disa detaje për shpërthimin e kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Ai ka thënë se Qeveria nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë shpërthim. “në kam bërë postim pas 13 orë e gjysmë pas shpërthimit dhe avarisë në…

Lajme

24/10/2024 13:32

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala sot në Kuvendin e Kosovës ka dhënë disa detaje për shpërthimin e kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë shpërthim.

“në kam bërë postim pas 13 orë e gjysmë pas shpërthimit dhe avarisë në bllokun A4, për 13 orë rresht menaxhmenti I KEK-ut kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë qenë të informuar edhe Qeveria dhe Ministria për shpërthimin përkatësisht zjarrin në KEK, kanë qenë të informuar 70 punëtorë të ndërrimit të dytë, kanë qenë të informuar 70 punëtorë të ndërrimit të tretë, kanë qenë të informuar dhe në punë rreth 40 zjarrfikës, pra në total kanë qenë të informuar dhe prezent rreth 200 punëtorë të menaxhimit dhe punëtorë të KEK-ut. Asnjë informacion nga KEK-u, asnjë nga Qeveria, asnjë informacion nga ata që kanë përgjegjësi. Kanë pasur urdhëresë politike që ndalja e bllokut të mbahet larg opinionit. Rreth ores 08:30 të mëngjesit me datën 18, media të shumta ishin para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut të termocentralit A për të kërkuar informacion dhe mundësi për ndaljen e termocentralit gjegjësisht për të qenë prezent në vendin e ngjarjes. Pse nuk u lejuan mediat që të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të shohin situatën, pse nuk u dha asnjë informacion derisa nuk u bë publike nga ana jonë”, ka thënë Shala.

Ai gjithashtu ka dhënë një informacion në lidhje me licencën e KEK-ut.

“Sot praktikisht KEK punon pa licencë por KEK nuk ka licencë nga data 13 tetor. Vërtetë është shkelje e ligjit për miniera dhe minerale. Pas këtij informacioni, kolegët nga mazhoranca do të shqetësohen dhe do t’i presin statuset nga dikush”, u shpreh Shala.