E parë e shtetit që flet për të drejtat e grave nuk afrohet as t’i përshëndes punëtoret teknike që po grevojnë tek Kuvendi

Që nga 17 shtatori, gra të shumta që janë punëtore teknik të Kuvendit të Kosovës janë duke grevuar. Këto gra të cilat mbajnë familje me rrogën e ulët e cila u ofrohet janë duke grevuar si shkak i pakënaqësive që kanë me këto paga. 275 euro pagë të njëjtave nuk u del as për gjërat…

Lajme

24/10/2024 13:14

Që nga 17 shtatori, gra të shumta që janë punëtore teknik të Kuvendit të Kosovës janë duke grevuar.

Këto gra të cilat mbajnë familje me rrogën e ulët e cila u ofrohet janë duke grevuar si shkak i pakënaqësive që kanë me këto paga.

275 euro pagë të njëjtave nuk u del as për gjërat elementare.

Por pavarësisht gjendjes së tyre të rënduar, gruas së parë të shtetit e cila shpesh herë thirret në emër të të drejtave të grave, krenarisë që ka për gratë, nderin që ndjen nga përfaqësimi si grua, nga ajo se krenohet që është grua dhe po drejton një shtet demokratik nuk i bëri përshtypje fare se ato po qëndronin jashtë Kuvendit të Kosovës edhe sot.

Presidentja Vjosa Osmani zgjodhi që më një turmë njerëzish nga ekipi i saj që kujdesen që ajo të dali si e perfeksionuar në publik, të injoroj deri në maksimum këto gra.

Presidentja kaloi para tyre sikur të mos ndodhte asgjë dhe nuk ndaloi fare të fliste me to.

Ajo zgjodhi që prej larg me një zë tejet të ulët t’i përshëndes ato pa u vërejtur.

Duhet përkujtuar që njërës prej grave greviste aty dje iu përkeqësua edhe gjendja shëndetësore dhe e njëjta përfundoi në spital./Lajmi.net/