Policia po kërkon këtë grua të dyshimtë, vodhi pije alkoolike në një lokal

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje”. Sipas njoftimit të Policisë rasti dyshohet të ketë ndodhur me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “ Rruste Kabashi ” në Prizren. Në kamerat e sigurisë shihet se si një femër e moshës së re…

Lajme

23/10/2024 15:25

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje”.

Sipas njoftimit të Policisë rasti dyshohet të ketë ndodhur me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “ Rruste Kabashi ” në Prizren.
Në kamerat e sigurisë shihet se si një femër e moshës së re merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.
Tutje nga Policia kanë kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për vendodhjen  e të dyshuarës.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale , ne faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/