Brestovci flet lidhjen me të “famshmen” Angjelina, tregon se po i shkon lidhja: Njiheni prej shumë kohësh
Sipërmarrësi njëherit drejtori në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka zbuluar pak detaje nga lidhja e tij me këngëtaren, Angjelina Shala. Ai konfirmoi se janë fejuar, dhe që janë në lëvizje mes Kosovës dhe Berlinit, meqë e fejuara e tij jeton atje. Brestovci shtoi se ka kohë të gjatë që e njeh Angjelinën. “Ne njihemi…
ShowBiz
Sipërmarrësi njëherit drejtori në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka zbuluar pak detaje nga lidhja e tij me këngëtaren, Angjelina Shala.
Ai konfirmoi se janë fejuar, dhe që janë në lëvizje mes Kosovës dhe Berlinit, meqë e fejuara e tij jeton atje.
Brestovci shtoi se ka kohë të gjatë që e njeh Angjelinën.
“Ne njihemi goxha gjatë, tash bashkëjetojmë edhe pse ajo ma shumë është në Berlin unë në Kosovë. Pastaj kemi kalu në një relacion ndryshe jemi shumë bashkë, përkundër faktit që ajo jeton në Berlin, unë isha këtë vikend atje, ajo tash veç është në aeroplan për të ardhë në Kosovë. Ka një kohë që bashkëjetojmë dhe kjo pastaj është bërë publike është bërë shkas një fotografi e cila është postuar nga e fejuara ime në Instagram. Dhe pastaj ka marrë lajmin botën, ta themi kështu”, u shpreh ai në Tëve 1.
“Po kalojmë çaste të mira bashkë”, u shpreh ai pos tjerash.
Ndryshe Angjelina ishte bërë e njohur në vitin 2017, pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala.
E Shala dhe Brestovci ishin bashkëpunëtor, njëpartiak nga radhët e Nismas.