​Krasniqi: Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen. Ai tha se të njëjtat janë antiligjore dhe antikushtetuese dhe si të tilla nuk do të gjejnë vend në asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Krasniqi në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë,…

Lajme

23/10/2024 14:20

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen. Ai tha se të njëjtat janë antiligjore dhe antikushtetuese dhe si të tilla nuk do të gjejnë vend në asnjë pjesë të territorit të Kosovës.

Krasniqi në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, mirëpo po presin edhe aleatët ndërkombëtarë që të jenë gati.

“Në kuadër të veprimeve dhe vendimeve për ligjshmëri tashmë është mbyllur një pjesë nga komuna paralele e Skenderajt, duke iu bashkuar edhe mbylljes së strukturave të tjera paralele që më herët i kemi mbyllur në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Dragash dhe Shtërpcë. Po ashtu të mbyllura mbeten komunat paralele e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Një aktivitet i tillë është antikushtetues. Mund të jetë e kuptueshme për pjesën që dikur thoshin se nuk e kontrollojmë veriun e vendit, por po shohim se ato kanë ekzistuar sa në periferi aq në zemër të shtetit tonë…13:39 S’ka hapësirë në Kosovë për asnjë institucion paralel të shtetit (serb). Ato do të mbyllen që të gjitha. Tash mund të kemi pse s’është mbyllur kjo apo ajo, por do të mbyllen të gjitha. Para disa ditëve kam pranuar një kërkesë për t’i bërë publike se cilat janë, por sigurisht nuk do të shkojmë më një publicitet se ku janë dhe ku do të mbyllen. Por që të gjitha do të mbyllen”, tha ai.

Sipas ministrit Krasniqi, s’ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur, pasi situata është e qetë në veri dhe hapja e urës së Ibrit nuk do të ndikonte në ngritjen e tensioneve.

“S’ka asnjë arsye që kjo urë të vazhdojë të jetë e mbyllur. Së paku jo në aspektin e komunikimit të komuniteteve në këto dy pjesë të qytetit. Tashmë qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore dhe ata nga jugu kalojnë në pjesën veriore. Situata është e qetë dhe është në atë formë që hapja e urës mbi lumin Ibër nuk do të kishte asnjë ndikim…22:4 Ne jemi gati që ura të hapet dhe nuk e kemi asnjë amulli para vetës që të besojmë se kjo urë nuk do të jetë e hapur. Po presim që edhe partnerët tanë të jenë gati për hapjen e kësaj ure. Ata kanë porositë se siguria është një prej hezitimeve të pikëpamjeve të tyre për hapjen e urës. Por ne si institucione jemi gati dhe s’ka asnjë arsye që kjo urë mos të hapet”, shtoi Krasniqi.

Ministri i MAPL-së u pyet edhe për kërkesën e ShBA-së për dërgimin në Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo tha se s’ka një përgjigje të re, për siç tha pyetje që

“Kjo është një pyetje që më bëhet tash e katër vite si ministër i qeverisë. S’kam një përgjigje të re, për një pyetje që s’është e re”, deklaroi Krasniqi.

Krahas këtyre, ministri Krasniqi, duke folur për përplasjen e javës së kaluar në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se nëse konsiderohet se edhe Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani janë anëtarë të Asociacionit, atëherë Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i takojë një ulëse në bordin e këtij mekanizmi.

“(Asociacioni i komunave të Kosovës) S’ka kthyer asnjë përgjigje as që ju jeni anëtarë apo nuk jeni anëtarë. Nëse pranoni faktin se ata janë anëtarë, në këtë situatë formula e shpërndarjes së ulëseve në bordin e Asociacionit iu garanton që LVV-ja të ketë një ulëse në bord”, tha Krasniqi